Zone Mobile dhuron një iPhone 15 për shikuesit e Prishtina Open 2024

Zone Mobile dhuron një iPhone 15 për shikuesit e Prishtina Open 2024

Prishtina do të jetë sërish qendra e vëmendjes në botën e pingpongut me zhvillimin e edicionit të dytë të Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024, i cili pritet të mbledhë mbi 200 lojtarë nga e gjithë bota. Turneu i madh do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, një vend që tashmë është bërë sinonim me ngjarje të mëdha sportive. Për ta madhështuar këtë turne ndërkombetar është përkujdesur Zone Mobile duke dhuruar një iPhone 15 për shikuesit e turneut Prishtina Open 2024.

Për dallim nga turneu inaugurues i Prishtina Open këtë vitë risi tërheqëse për këtë edicion është bashkëpunimi mes Priping dhe Zone Mobile, i cili ka vendosur të ofrojë një dhuratë të veçantë për shikuesit e turneut, një iPhone 15 të ri. Ky gjest gjeneroz i Zone Mobile është një mënyrë për të rritur interesin dhe andrenalinen e turneut Prishtina Open 2024.

Për të qenë në garë për të fituar iPhone 15, vizitorët duhet të marrin pjesë në një lojë shpërbluese duke blerë biletën pët vetëm 1 euro. Biletat për këtë lojë do të jenë në dispozicion nga data 1 maj, në dyqanin e Zone Mobile. Çdo biletë e blerë jo vetëm që ofron një shans për të fituar iPhone 15 por gjithashtu siguron një vend në tribunë për të ndjekur nga afër disa nga lojërat më emocionuese të pingpongut që zhvillohen në Kosovë.

Klubi i Pingpongut Priping dhe Zone Mobile i ftonë të gjithë dashamirësit e pingpongut dhe teknologjisë të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtar të pingpongut. Blini biletën tuaj shpërbluese në Zone Mobile dhe mos e humbisni mundësinë për të fituar një iPhone 15, ndërsa shijoni emocionet e turneut Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024.

Prishtina Open 2024 do të mbahet më 7 deri 9 qershor, në Pallatin e Rinise dhe klubi Priping është gati të mirëpresë lojtarët dhe tifozët nga e gjithë bota. Ky turne promovon jo vetëm sportin e pingpongut por edhe Prishtinën si Qytet Evropian i Sportit, e bashkëpunimi mes Priping dhe dhe mobishopit lidër në Kosovë Zone Mobile do të krijoj një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.