Priping shënon dy fitore në Supërligën e Kosovës

Priping shënon dy fitore në Supërligën e Kosovës

Prishtinë 14 Prill 2024, Klubi i Pingpongut Priping, një ndër pretendentët për titullin e Superligës, sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ka filluar Superligën e Kosovës në pingpong me një hap të sigurt, duke shënuar dy fitore të rendeshishme në javën e parë të kësaj lige.

Në xhiron e parë, PRiPING u përball me Klubin e Pingpongut Gani Malokun nga Ferizaji, një ekip që sapo është inkuadruar në ligën elitarë të pingpongut. Ndeshja, e cila u zhvillua në një atmosferë të ngjeshur dhe me shumë poena atraktv, përfundoi me rezultat 4:1 në favor të vendasve.

Ndeshjën e parë e zhvilloi Yll Dragidella, kundër majtakut Sylejman Cerkini, ku përvoja e Yllit ia siguroi fitoren e parë Pripingut me rezultat 3:0, për ta kaluar kështu në epërsi 1 me 0 me lojë për Pripng. Ndeshja e dytë e realizuar mes përforcimit të KPP Priping, Leart Beqiri, kundër Yll Malokut, përfendui me rezultat të ngushtë 3:2 për Malokun për të barazuar rezltatin 1 me 1 me lojë. Ndeshjen e tretë e zhvilloi Sina Keyhan kundër kampionit të Kosovës për moshat U15, Adriatik Maloku, ku Sina e mposhti me rezultat bindës 3 me 0, për të avancuar 2 me 1 me lojë për Priping. Ndeshja e katërt në cifte u fitua nga dyshja e Pripingut Sina Keyhan – Yll Dragdiella për të avancuar në 3 me 1 me lojë. Ndeshja e pestë edhe pse pritej të jetë me e balancuar, Yll Dragidella fitoi me rezultat 3 me 0 kundër Yll Malokut për të përmbyllur kështu ndeshjën e xhiros së parë me rezultat final 4 me 1.

Në ndeshjen e dytë të javës, PRiPING u përball me KPP Shkolla Prizreni, ku edhe fitoi klubi favorit nga Prishtina, 4:0 me lojë, për të siguruar kështu fitoren e dytë, në kuadër të javës së parë të Supërligës së Kosovës.

Sfida e ardhshme për PRiPING do të jetë të ruajë këtë nivel të performancës dhe të fitojnë ngdaj ndaj klubeve që kanë përvojë më të gjatë në Superligë. Me një fillim kaq të fortë, PRiPING tashmë është duke u shikuar si një pretendent i fortë për titullin e Superligës. Është e qartë se pingpongu në Kosovë po bëhet gjithnjë e më atraktiv më investimet e klubeve në avancimin e pingpongistëve vendor dhe me angazhimin e lojartëve të huaj.