Priping nënshkruan me Telegrafin për promovimin e Prishtina Open 2024

Priping nënshkruan me Telegrafin për promovimin e Prishtina Open 2024

Klubi i Pingpongut Priping bën edhe një hap të madh drejt promovimit të sportit të pingpongut në Kosovë, ku Telegrafi.com dhe Priping kanë nënshkruar marrëveshjë bashkëpunimi për promovimin e ngjarjës më të madhe sportive të pinggongut, Prishtina Open 2024. Ky bashkëpunim u zyrtarizua në ambientet të Telegrafit, duke shënuar një epokë të re për pingpongun vendor.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në qershor do të garojnë mes veti mbi 250 lojtarë të pingpongut nga mbar bota, në kategori të ndryshme si junior, senior dhe veteran, ku do të sfidojnë njëri tjetrin për të rëmbyer cmimin e madh të Prishtina Open 2024.

Kryetari i Klubit të Pingpongut Priping, Kastriot Orana, shprehu entuziazmin e tij për këtë partneritet me Telegrafi.com, portal lider në Kosovë. Ai theksoi se kjo marrëveshje jo vetëm që do të rrisë ndjekshmërinë dhe interesin për Prishtina Open 2024, por edhe do të tërheqë vëmendjen e entuziastëve të pingpongut nga e gjithë Kosova. Orana vlerëson se promovimi në Telegrafi.com do të kontribuojë në arritjen e një audience më të gjerë, duke bërë që ky turne të bëhet një nga eventet më të djekura në kalendarin sportiv në Prishtinë.

“Si Priping jëmi të lumtur që sot e zyrtarizuam bashkëpunimin me Telegrafin, portal lider në vend, për promovimin e Prishtina Open 2024. Përmes këtij bashkëpunimi synojmë që turneu ndërkombatër i pingpongut të shfaqet në cdo cep të Kosovës, e kjo do të arrihet përmes patnerit medial Telegrafi.com” u shpreh Orana

Kjo marrëveshje partneriteti shënon një hap të rëndësishëm për të dyja palët, pasi që bashkëpunimi i tyre synon të nxisë rritjen dhe zhvillimin e sportit të pingpongut në Kosovë dhe më gjerë. Përmes përpjekjeve të përbashkëta për promovim dhe mbështetje, Telegrafi.com dhe Klubi i Pingpongut Priping po vendosin themelet për një ngjarje që do të mbahet mend për vite me radhë.

Turneu ndërkombëtar i Prishtina Open 2024 do të mbahet me data 7, 8 dhe 9 qershor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të informohen më detajisht përmes mediave tona.