Priping dhe Growzilllas bashkëpunojnë për Prishtina Open 2024

Priping dhe Growzilllas bashkëpunojnë për Prishtina Open 2024

Në ambientet e kompanisë Growzillas, sot është nënshkruar marrëveshje partneriteti mes përfaqësuesve të Klubit të Pingpongut Priping dhe kompanisë Growzillas, me qëllim të promovimit të sportit të pingpongut dhe me fokus në promovimin e turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2024” turneut më të madhë të pingpongut në rajon. 

Gjatë muajit qershor Prishtina do të jetë nikoqir i qindra pingpongistëve nga mbarë bota ku do të sfidojnë njëri tjetrin për titullin e turneut Prishtina Open 2024. Organizimi i turneve të përmasave të mëdha kërkon partneritete me kompani serioze, e sot kjo u arrit me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Benjamin Kolenovic dhe Kastriot Orana.

Kryetari i Priping u shpreh entuziast me arritjën e kësaj marrëveshje bashkëpunimi me njërën ndër kompanitë më të mëdha të marketingut në Kosovë, dhe synojmë që cdo entuziast i pingpongut të informohet rreth këtij eventi që do të mbahet në Prishtinë.

“Si klub jemi të lumtur për këtë marrëveshje bashkëpunimi me Growzillas, dhe me ekperiencen e ekipit të Benit synojmë që cdo entuziast i pingpongut në Kosovë të informohet për këtë turne që mbahet në Prishtinë. Në emër të klubit e falenderoj Groëzillas për këtë përkrahje ndaj KPP Priping” u shpreh Orana

Ndërsa drejtori i Growzillas Benjamin Kolenovic potencoi rëndësinë e mbështetjës së sportit vendor.

“Si kompani e marketingut, ne jemi të lumtur që kemi mundësinë të partnerizojmë me Klubin e Pingpongut Priping për promovimin e turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2024”. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në përparimin tonë drejt mbështetjes së sportit lokal dhe organizimeve të mëdha sportive në Kosovë.

Në këtë turne të rëndësishëm, të organizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pingpongistët nga e gjithë bota do të marrin pjesë për të shfaqur aftësitë e tyre në këtë sport. Ky është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar sportin e pingpongut dhe për të bërë që emri i Prishtinës të dëgjohet nëpër botë.

Në Growzillas janë të përkushtuar që të ndihmojmë në promovimin e këtij eventi dhe të sjellin sa më shumë pingpongist në Prishtina Open 2024. Me këtë rast ftohen të gjithë entuziastët e pingpongut të bashkohen në këtë përvojë emocionuese dhe të mbështesin sportin dhe talentet lokale në turne ndërkombëtar. Bashkë mund të bëjmë këtë event të suksesshëm dhe të shquar për të gjithë pjesëmarrësit”.

Turneu ndërkombëtar i Prishtina Open 2024 do të mbahet me data 7, 8 dhe 9 qershor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të informohen më detajisht përmes faqes të klubit.