Në studion e Glam Radios, sot është nënshkruar marrëveshje partneriteti mes Klubit të Pingpongut Priping dhe Glam Radio, ku thelbi i marrëveshjës është promovimi i turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2024” që do të mbahet gjatë qershorit në Prishtinë.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në qershor do të garojnë mes veti mbi 250 lojtarë të pingpongut nga mbar bota ku do të sfidojnë njëri tjetrin për titullin e turneut Prishtina Open 2024.
Në ecurine e bashkepunimeve me organizata të ndryshme kryetari i Priping u shpreh i lumtur me bashkepunimin me Glam Radio, dhe synojmë që cdo entuziast i pingpongut të informohet rreth këtij eventi përmes frekuencave të Glam Radio.
“Përmes frekuencave të Glam Radio synojmë që të gjithë dëgjuesit e radios të informhen për turneun Prishtina Open 2024. Promovimi i sportit të pingpongut dhe turneut ndërkombetare të pingpongut është qëllimi i këtij bashkëpunimi” u shpreh Kastrioti
Ndërsa drejtori i Glam Radio, Gent Efendija theksoi se si radio jemi të interesuar të përkrahim aktivitetet sportive që organizohen në vend.
“Glam Radio ka një audienvë të madhe dhe përmes valëve tona dësirojmë t’i ndihmojnë klubit Priping por edhe sporteve tjera që organizojnë evente ndërkombetare në Prishtinë. Kemi përcjellë turneun e vitit të kaluar dhe si radio kemi vendos t’a përkrahim promovimin e turneut Prishtina Open 2024 përmes kampanjave në radion tonë” u shpreh Genti.
Në këtë turne të rëndësishëm, të organizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pingpongistët nga e gjithë bota do të marrin pjesë për të shfaqur aftësitë e tyre në këtë sport. Ky është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar sportin e pingpongut dhe për të bërë që emri i Prishtinës të dëgjohet nëpër botë.
Turneu ndërkombëtar i Prishtina Open 2024 do të mbahet me data 7, 8 dhe 9 qershor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të informohen më detajisht përmes faqes të klubit.