KPP Priping fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2023 deri me 31.12.2023.
Data e publikimit: 12 mars 2024.
Data e mbylljes: 18 mars 2024.
Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Klubi i Pingpongut Priping
Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:
– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.
Oferta duhet të përmbajë:
– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, KPP Priping do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).
Ofertat duhen të dërgohen në emailin: [email protected] jo me larg se data e larte cekur.