Kryetari i KPP Priping Kastriot Orana pas përfundimit të aktiviteteve të sezonit 2021, ka listuar gjitha ngjarjet e realizuara nga klubi Priping.
Priping gjate 2021-ës!
Viti 2021 për klubin tonë filloi me transferin e lojtarit të parë ndërkombëtar në historinë moderne të pingpongut kosovar, ku PRiPING nënshkroi kontratë nje vjecare me anglezin Christopher Doran për sezonin 2021, lojëtar i nivelit të lartë që nuk kishte më parë në Kosovë. Meritë e këtij transferi është eksperti i pingpongut Eli Baraty nga akademia eBaTT, i cili ishte urë-lidhëse mes PRiPING dhe Chris Doran.
Doran nga 69 ndeshjet e zhvilluara ka fituar 69 ndeshje pa asnjë humbje dhe ka rrëmbyer 6 medaljet e arta nga 6 kampionatet individuale që ka marr pjesë. Doran është shpallur Kampion i turneut “TOP 12”, “Dita e Flamurit”, “Dita e Boshnjakve”, kampion i turneve memoriale “Ahmet Hoxha”, “Gazmend Berisha – Kalega” dhe kampion i turneut “Lidhja e Prizrenit”.
Hidhërimet e gëzimet, stresi e bërtimat, emocionet e rrënqethjet ishin pjesë e çdo gare ekipore të zhvilluara në Superlige dhe në Kupën e Kosovës, ku pas të gjitha atyre ndeshjeve, Klubi i Pingpongut Priping arriti në gjysëmfinale në kupën e Kosovës dhe siguroi Superligën për vitin 2022.
Chris, Petrit, Elvedin, En, Artan e Gentian treguan se si duhet përkrahur klubi në garat ekipore duke kontribuar secili në forma të ndryshme për arritjen e rezultateve sa më të mira bashkarisht.
Medale i sjelli klubit edhe lojtari Buron Stanovci, i cili u rendit i treti në turneun “Dita e Çlirimit të Prishtinës” në kategorinë e minikadetëve. E numri i minikadetëve në klubin tonë u shumëfishua gjatë këtij viti, e padyshim se medalet tjera nuk do të na mungojnë në të ardhmen!
Gjatë vitit PRiPING organizoi shumë aktivitete promovuese, garuese, argëtuese, zhvillimore ,bamirëse dhe humane të cilat ndikuan në masovizimin e pingpongut në Prishtinë, e të gjitha këto evente e ngjeshën kalendarin e eventeve të klubit tonë.
Disa nga aktivitet që u organizuan këtë vit janë:
Organizuam me Rotary Club Prishtina Newborn turneun “Play & Pray for Croatia” për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga termeti në Kroaci;
Promovuam pingpongun në Festivalin Olimpik “Tokyo 2020” mbajtur në sheshin Skenderbeu gjatë Lojërave Olimpike;
Organizuam turneun tradicional “PinK Pong Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për ngritjen e vetëdijesimit të kancerit të gjirit, në bashkëpunim me shoqatën JetaVita;
Dhuruam tavolinën e pingpongut për SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Prishtinë;
Kremtuam Ditën Botërore të Pingpongut në sallën e pingpongut dhe në IP “Ardhmënia” në Prishtinë, me fokus në arritjen e barazisë gjinore në pingpong “FemPowerment WTTD” së bashku me KPP Prishtina – Femrat.
Në bashkëpunim me Komuna e Prishtinës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershori” në sheshin Zahir Pajaziti, ku fëmijët patën mundësi të luajn pingpong me lojtarë profesional;
Organizuam seancë stërvitore për fëmijët me Syndrome Down të cilët u argëtuan me sportin e pingpongut, dhe treguam se pingpongu është sport për të gjithë;
Asistuam Federata e PingPongut e Kosovës në organizimin e seminarit “ITTF Level 1 Coaching seminar” me trajnerin Aleksey Yefremov;
KPP PRiPING i hapi dyert për refugjatët afgan të cilët u dëbuan nga shtëpit e tyre dhe ne i ftuam të bëhen pjesë e klubit tonë;
Realizuam dhjetra intervista televizive dhe në radio për promovimin e sportit të pingpongut;
PRiPING organizoi turne të hapur “Prishtina Open 2021” dhe disa turne të mbyllur për lojtarët e klubit dhe
Organizuam kampe për të rinjë si për lojtarët e klubit ashtu edhe për klube të ndryshme të Kosovës.
Gjatë vitit PRiPING poashtu thelloi bashkëpunimin me klube të rajonit duke zhvilluar ndeshje miqësore me Klubi PingPong “Tirana Top Spin” në janar, ndërsa në nëntor me klubin Argogroup nga Sofia, ku e fundit është organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ambasada e Kosovës në Sofje/Kosovo Embassy in Sofia
Për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, anëtarët e KPP PRiPING morrën pjesë në disa trajnime dhe seminare online, organizuar nga ITTF, ETTU dhe akademi të ndryshme të pingpongut, dhe u certifikuan 3 trajnerë të klubit me Level 1 nga Federata Botërore e Pingpongut
E të gjitha këto aktivitete nuk do të realizoheshin pa ndihmën e miqëve dhe sponzorëve të klubit, andaj falenderim i veçant I takon Drejtoria E Sportit Prishtina, për përkrahje të vazhdushme financiare dhe për bashkëpunim të mirëfilltë gjatë këtij viti.
Falenderojmë përzemërsisht sponzorët E-Connect, KCC (FedEx), kompaninë AGS, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – Kosovë dhe Vitaminka Kosova për përkahje financiare për realizimin e aktiviteteve të lartcekura.
Poashtu falenderojmë mediat për hapsirën e dhënë për promovimin e aktiviteteve dhe partnerët e klubit si Pallati i Rinisë, Rotary Club Newborn Prishtina, Hallakate, Throne Kosova, tickmedia, Jeta Vita, Kujtesa dhe Klubin Prishtina Femrat
E falenderoj shumë edhe Njomzën për mbështetjen e pa rezerve, durimin dhe besimin që ma ka dhuru gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Klubi PRiPING në Janar feston 2 vjetorin e themelimit e gjithë këto evente për një klub të ri, tregon se klubi është në rrugën e duhur për avancimin e pingpongut kosovar.
Viti 2022 na pret me projekte edhe më të mëdha të cilat do te realizohen në bashkëpunim me ITTF Foundation dhe akterë të tjerë vendor e ndërkombëtar, do të zhvillohen ndeshje miqësore me klube të ndryshme në Greqi, Hungari dhe Austri si dhe do të bëhemi pjesë e garave ndërkombëtare në nivel klubesh.
Shihemi në vitin 2022!
Table Tennis.
For ALL.
For Life.