Federata ka hapur afatin e regjistrimit të klubeve dhe lojtarëve për sezonin 2022

Federata ka hapur afatin e regjistrimit të klubeve dhe lojtarëve për sezonin 2022

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar se është hapur afati për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve për sezonin 2022. Data e fundit për regjistrim të lojtarëve dhe klubeve është 4 shkurt 2022.

Për t’u bërë pjesë e federatës duhen të plotësohen këto kritere dhe të dorëzohen këto dokumente në zyren e federatës.

Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve; për lojtarët e rinj, kopja e letërnjoftimit ose certifikata e lindjes;  procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022 dhe lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022.

Ndërsa për klubet e reja duhet  Certifikatën e regjistrimit në OJQ në Ministrinë e Shërbimeve Publike, Certifikatën e regjistrimit nga Drejtoritë Komunale të Sportit;  Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve;  Kopjet e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes së anëtareve ;  Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022; Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022 dhe të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë.

Dosjen komplet mund të e dorëzoni, gjatë afatit për regjistrim, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në ora 16:00 në zyre të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2022 e dërgoni në email [email protected].