Chris Doran kampion i turneut Dita e Flamurit

Chris Doran kampion i turneut Dita e Flamurit

Lojtari i KPP Priping Chirs Doran rëmbeu edhe një trofë duke u shpallur kampion i turneut “Dita e Flamurit”, organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës, për nderë të festave të 28 Nëntorit.

Në kategorinë e meshkujve kishte numër më të madh të lojtarëve dhe ndeshjeve, ku lojtari anglez, Chris Doran mposhti të gjithë me rezultat 3:0, përveq në finale ku loja kundër Kreshnik Mahmutit përfundoi me rezultat 3:1.

Me këtë fitore Doran ka arritur në 5 trofe në gara të ndryshme në Kosovë.

Me datë 4 dhe 5 dhjetor, në Prishtinë do të mbahet turneu më i rëndësishëm i vitit “Turneu TOP 12” ku do të ndeshen top lojtarët senior të Kosovës.