KPP PRiPING nesër (e diel) do të luaj në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës 2021, e cila do të mbahet për herë të parë në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren.
Gjysemfinalja mes KPP PRiPING dhe KVPP Prizreni do të fillojë në ora 12:00, e cila do të jetë e hapur për vizitorët e qendrës.
Sot KPP PRiPING shënoi dy fitore të rëndësishme për të kaluar në gjysëmfinale, duke mposhtur fillimisht KPP Shkolla Prizreni me rezultat 3:0 dhe në xhiron e dytë KPP Elting Dardania me rezultat 3 me 0.
Pas ndeshjës Kryetari i Klubit PRiPING Kastriot Orana u shpreh i lumtur me fitoret e xhiros se parë dhe të dytë dhe se janë të gatshëm për ndeshjen e gjysëmfinales.
“Kemi punuar mjaftë shumë kohve të fundit për Kupën e Kosovës dhe plasmani në gjysëmfinale na ka shtuar motivin pëe këtë garë ekipore. Jemi shumë të gëzuar më fitoret e shënuara dhe synijmë të vazhdojmë më këtë ritëm në gjysëmfinale” tha Orana
Nesër në ora 11:00 do të zhvillohet ndeshja e parë gjysëmfinale mes KPP Prishtina dhe KPP Lidhja e Prizrenit, ndersa në ora 12:00 ndeshja KPP PRiPING kunder KVPP Prizreni.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet në ora 13:00!