KPP Priping kampion i Kupës së Kosovës

KPP Priping kampion i Kupës së Kosovës

Në fundajvë janë zhvilluar ndeshjet e Kupës së Kosovës për vitin 2022, ku klubi Priping është shpallur kampion i kupës.

Priping fillimisht mposhti të rinjët e klubit KPP Ahmet Hoxha MK me rezultat 3:0, për të kaluar në çerekfinale. Në 1/8tën e finalës Priping u taku me KVPP Prizreni të cilët i mposhtën me rezultat 3:1 për të kaluar në gjysëmfinale.

Gjysëmfinalja ishte në përballje mes dy klubeve të kryeqytetit KPP Priping dhe KPP Prishtina, ku ishte nje ndeshje e balancuar, mirëpo në fund Priping shënoi fitore 3 me 1 për të siguruar biletën e finalës.

Sic edhe pritej finalja ishte një lojë e forë ku Priping u takua me kampionin e shumëfishtë të Kosovës nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”. Lojën e parë e fitoi Fatih Karabaxhaku kundër Elvedin Qollakoviq për të kaluar Lidhjën e Prizrenit në epërsi 1 me 0 me lojë. Ndeshja e dytë u zhvillua mes anglezit Chris Doran dhe Kreshnik Mahmutit ku Doran e dominoi lojën dhe fitoi 3 me 0, për të barazuuar rezultatin në 1 me 1 me lojë. Loja e tretë u zhvillua mes Yll Dragidella dhe Blend Hajdarit ku ishte një ndeshje tejet e tensionuar dhe stresuese si për lojtarët ashtu edhe për publikun e pranishëm. Edhe pse pritej ndeshje me e balancuar, përgatitjet e Yllit në javët e fundit e bënë që ta dominon lojën kundër kampionit nga Prizreni, duke e mposhtur Blendin me rezultat 3 me 0. Me këtë fitore Priping avancoi 2 me 1 me lojë në finale.

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës u zhvillua mes Chris Doran dhe Fatih Karabaxhaku, ku Doran e mposhti me rezultat 3:0 për të shpallur klubin Priping, kampion të Kupës së Kosovës për vitin 2022.

Trajneri Kastriot Orana pas ndeshjës u shpreh se janë shumë të lumtur më këtë trofe shumë të rëndësishëm, dhe se angazhimi dhe puna e palodhzhme në fund po shpërblehet.

“Jemi përgatit gjatë për këtë ndeshje, kemi pasur kampin me trajnerin Eli Baraty nga Londra enkas për këtë garë, e me këtë trofe po shpaguhet angazhimi dhe puna e palodhshme e lojtarëve në javët e funit. Jemi shumë të lumtur për Kupën e Kosovës, dhe si ekip  kjo kupë na ka motivu edhe ma shumë për trofe në të ardhmën” u shpreh Orana.

Tutje shtoi se synimi i rradhës është të fitojmë titullin e Superligës së Kosovës, ku aktualisht jeni në vendin e dytë me një pikë largë kreut të tabelës.