Priping dhe eBaTT zyrtarizojnë bashkëpunimin

Priping dhe eBaTT zyrtarizojnë bashkëpunimin

Sot në pallatin e rinisë në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja e partneritetit mes Kastriot Orana dhe Eli Baraty si përfaqësues të KPP Priping dhe Akademise eBaTT.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjës është bërë në hapsirat e sallës së pingpongut në Prishtinë ku në praninë e mediave është zyrtarizuar bashkëpunimi afatgjatë mes dy klubeve.

Kryetari i Priping u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe tregoi se kjo marrëveshje po e thellon bashkëpunimin për zhvillimin e sportit të pingpongut në Prishtinë.

“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me trajnerin Eli Baraty, mirëpo sot po e zyrtarizojmë bashkëpunimin afatgjatë ku do të përfitojmë të dyja palët” u shpreh Orana.

Ndërsa eksperti Baraty tha se është kënaqsi që po e viziton klubin Priping për herë të dytë brenda pak viteve dhe se me arritjën e kësaj marrëveshje do vizitoj edhe më shpesh Prishtinën.

“Jam i lumtur që sot me Kastriotin po e nënshkruaj këtë marrëveshje partneriteti mes klubeve tona, ku përmes kësaj marrëveshje synojmë të bëjmë shkëmbimin e njohurive për avancimin e sportit të pingpongut në Prishtinë dhe në Londër” u shpreh Baraty.