Kryetari Rama priti në takim lojtarët e KPP Priping

Kryetari Rama priti në takim lojtarët e KPP Priping

Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama së bashku me drejtorin e Sportit z. Granit Rugova me bashkëpunotrë pritën në zyrën e tij lojtarët e KPP Priping, me rastin e sjelljës së trofeut “Kupa e Kosovës” në Prishtinë.

Kryetari Rama përgëzoi ekipin Priping për trofeun e Kupës së Kosovës si dhe për arritjet e lojtarëve të moshave të reja, me c’rast edhe ndau mirënjohje për klubin Priping. Kryetari poashtu premtoi të pranishmit se sporti i pingpongut do të mbeshtetet gjatë qeverisjës së tij.

Kryetari i klubit Kastriot Orana falenderoi kryetarin Rama për mbeshtetjen e vazhdueshme nga Komuna e Prishtinës dhe e njoftoi se motivi i lojtarëve është shumë i lartë dhe synojmë të sjellim edhe trofe të tjerë në kryeqytet.