Albeat Sadiku kampion i Kosovës

Albeat Sadiku kampion i Kosovës

Me datën 16.04.22 në SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U9, U13 dhe U17 i cili ishte një turne masovik ku të paraqitur ishin rreth 200 pjesëmarrës.

Nga KPP Priping ishin paraqitur mbi 20 lojtarë në këtë turne e njëri ndër ta edhe Albeat Sadiku, i cili rëmbeu vendin e parë në kategorin U9.

Kjo ishte hera e parë që Albeati morri pjesë në Kampionatin Individual të Kosovës për grupmoshën e tij dhe ky sukses i tij tregon se angazhimi i trajnerëve në klub po ndikon në ngritjën e cilësisë së lojtarëve.

Ari Bajrami (10) i cili garoi në katoegori më të mëdha se mosha e tijë arriti të depërtoj deri në qerek-finalë të Kampionatit Individual të Kosovës.