Priping në javën e tretë të Superligës shënon një fitore dhe një humbje

Priping në javën e tretë të Superligës shënon një fitore dhe një humbje

Sot u zhvillua java e tretë e Superligës së Kosovës ne pingpong. Në xhiron 5 dhe 6 u zhvilluan ndeshje derbi njëra KPP Priping kundër ekipit nga Prizreni KPP Liria dhe tjetra KPP “Priping” kundër kampionit aktual KPP “Lidhja e Prizreni”.

Ekipi nga Prishtina KPP “Priping” në xhiron e 5 është ndeshur kundër ekipit KPP “Liria” nga Prizreni e cila ishte një ndeshje dramatike e me shumë kthesa.  Në ndeshjen e parë kundërshtar të lojës ishin Veton Gota kundër Ylli Dragidella, ku Gota e mposhti Dragidellën me rezultat 3-2.

Ndeshja e dytë u zhvillua nga anglezi Chris Doran kudër veteranit Eroll Boshnjaku, ku me lehtësi fitoi anglezi Doran.

Ndeshja e tretë ishte në mes Dardan Imamit dhe Aulon Bivulakut, ku në epërsi doli Imami me rezultat 3-1, me ç ‘rast u avancua klubi i pingpongut “Liria”, me rezultatin e lojës 2-1.

Ndeshja e 4 apo ndeshja mix, ku Gota dhe Imami u ndeshën me Yll Dragidella dhe Chris Doran, përfundoi në favor të “Priping”, me rezultat 3-0,  për të barazuar kështu rezultatin e ndeshjeve 2-2.

Ndeshja e 5, është zhvilluar në mes Veton Gotës dhe Chris Doran, ku ky i fundit fitoi me rezultat 0-3.

Kurse ndeshja e 6 u zhvillua në mes Dradan Imamit dhe Yll Dragidella për të barazuar kështu rezultatin e përgjithshëm në 3-3. Vlenë të theksohet se në këtë ndeshje në setin e dytë u deshtë të luhen 40 poena për të aktuaf fituesin e setit të dytë meqë ndeshjka shkoi ne diference 19:21 për Dragidellën.

Ndeshja e vendimtare për këtë xhiro, ndeshja e 7 u zhvillua në mes Eroll Boshnjakut dhe Aulon Bivulakut. Një ndeshje e cila ishte shumë e tensionuar dhe në fund përfundoi 3-2 në favor të Bivulakut ku u shënua fitore e klubit “Priping”, me rezultat 4-3.

Ne xhiron e 6të u zhvillua ndeshja tjeter e rendesishme mes KPP PRiPING dhe kampionit Lidhja e Prizrenit e cila perfundoi ne favor te prizrenave me rezultatat 4:2

Xhiron e 7të, dhe të fundit të sezonit pranveror klubi “Priping” do të luaj kundër KPP “Sharri”

Priping është në vendin e dytë në tabelë, me një pikë larg kryesuesit të tabeles.