KPP Priping merr pjesë në turneun ndërkombëtar të pingponut Herceg Novi Open 2022

KPP Priping merr pjesë në turneun ndërkombëtar të pingponut Herceg Novi Open 2022

Lojtarët e KPP Priping do të marrin pjesë në turneun e pingpongut i cili do të mbahet në Qendren Sportive në Herceg Novi të Malit të Zi, me 7 dhe 8 maj 2022.

Në turneun Herceg Novi Open do të marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga shtetet si Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hervegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

Klubi i pingpongut Priping do të përfaqesohet nga Chris Doran, Yll Dragidella, Aulon Bivolaku, Elvedin Collakoviq, En Gashi dhe Kastriot Orana, ndërsa nga KPP Prishtina do të marrin pjesë vajzat Tana Çitaku dhe Adea Babuni ndersa tek mëshkujt do të përfaqësohet nga Orhan Kurtesh.

Për Priping kjo është hera e parë që merr pjesë në turne ndërkombëtar dhe ne kete debutim synojmë të sjellim trofeun e këtij turnu në Prishtinë.

Organizatorët për fituresit e turneut do të ndajnë mjete monetare, kupa dhe medalje.

Pjesëmarrja në këtë turne është përkrahur nga kompania Kivo e cila po e përkrah financiarisht këtë aktivitet të klubit.

Ju ftojmë të na ndjekni në rrjetet siciale ku do të ju mbajmë të informuar me rezultatet e turneut.