Klubi i Pingpongut PRiPING dje ishte nikoqir i dhjetra vajzave dhe grave ku patën mundësi të argëtohen duke luajtur pingpong si dhe të informohen nga Doktor Ilir Kurtishi për rëndësinë e kontrollave të hershme për kancerin e gjirit.
Salla e pingpongut në Pallatin e Rinisë dje (28 tetor), morri ngjyrë rozë pas organizmit të eventit “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping në bashkepunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta&Vita. Topat e pingpongut, reketat dhe bluzat ishin të pembe me rastin e muajit Tetor, muaji i vetëdijësimit për kancerin e gjirit.
Pjesë e këtij turneu ishin gratë dhe vajat të cilat ishin të interesuara të informohen rreth hapave që duhet ndjekur dhe rëndësise së kontrollave të hershme dhe dashamirët e sportit të pingpongut.
Kryetari i klubit Kastriot Orana u shpreh i knaqur me pjesëmarrjen masive në këtë event dhe falë bashkëpunimit më shoqatën Jeta Vita dhe RCPNB do të vazhdohet organizimi i këtij eventi edhe në të ardhmen.
“Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në këtë event vetëdijesues dhe nëse vetëm një rast zbulohet nga vetëdijësimi i këtij organizimi ne mund ta konsiderojmë të suksesshëm këtë turne, marrë parasysh që zbulimi i hershëm shpëton jëten” u shpreh Orana.
Klubi Priping poashtu falenderoi ata që e bënë të mundshme organizmin e turneut, si kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group Ausitria në Kosovë, Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës dhe Klubi Rotarian Newborn Prishtina.
Pjesë e turnut ishte edhe zv.Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani e cila përgëzoi klubin për këtë eveniment.