Priping përfundon Superligën me fitore kundër klubit Matkos Pharm Dardania

Priping përfundon Superligën me fitore kundër klubit Matkos Pharm Dardania

KPP PRiPING të premten ka zhvilluar ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor të Supeliges së Kosovës në pingpong, ku me fitore të ngushtë kundër KPP Matkos Pharm Dardania mbylli sezonën e vitit 2021.

Në një atmosferë të këndshme sportive, në Pallatin e Rinise dhe Sportit u ballafaquan klubet e kryeqytetit KPP PRiPING kundër KPP Matkos Pharm Dardania ku me shumë vështërsi fitoi klubi PRiPING. Lojën e parë e zhvilloi Petrit Dragidella kundër ish kampionit të shumëfishtë të Kosovës Rahman Ademaj i cili fitoi me rezultatat bindës 3:0, për të kaluar Matkos Pharm Dardania në epersi 1:0 me lojë. Anglezi Chris Doran e barazoi rezultatin 1:1 me lojë pasi e mposhti Milot Makollin 3:0 me sete edhe pse ndeshja ishte goxha e barabart.

Në lojën e tretë Elvedin Qollakoviq fitoi setin e parë dhe dukej më i disponushëm për fitore mirpo pëervoja e Murat Kurtlush bëri që ta rikthej lojën ne 3:1, për të avancuar Matkos Pharm Dardania në 2:1 me lojë.  Chris Doran nuk lejoi befasi dhe mposhti Rahmanin me rezultat 3:0 për të rikthyer shpresat e Priping për fitore (2:2 me lojë).

Ndeshja e cila do të shpallte fituesin e xhiros së fundit të Superligës u zhvillua mes Petrit Dragidella dhe Ilir Jaha ku pas 5 setave të zhvilluara, Petriti mposhti në diference 14:12 Ilirin, për t’ia siguruar fitoren KPP PRiPING.

 Me këte fitore Priping synon të rëmbej vendin e katërt në tabel ku pëe klubin konsiderohet sukses i madh, marrë parasysh që këte vit lujnë për herë të parë në Superlige.