Derbi i pingpongut mes KPP Matkos Pharm Dardania kundër KPP Priping

Derbi i pingpongut mes KPP Matkos Pharm Dardania kundër KPP Priping

Të premtën (29 tetor) duke filluar nga ora 19:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong mes KPP Matkos Pharm Dardania dhe KPP PRiPING, në kuadër të xhiros XIV, e cila është edhe xhiro e fundit në Superligën e Kosovës.

KPP Priping synon të siguroj fitore e fundit në Superligen e Kosoves dhe të rankohet më lartë në tabelën e ligës.

Kjo është loja kthyese e KPP PRiPING kundër KPP Matkos Pharm Dardania dhe kryetari i klubit Kastriot Orana shprehet se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshjë dhe se lojtarët janë të motivuar për të mbyllur sezonin e vitit 2021 me fitore.

“Të premten luajm me rivalet e Prishtinës, është ndeshje e vështirë meqë dihet që Matkos Pharm Dardania ka përvojë me të madhe dhe ka shumë vite që luajn në Superlige. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe lojtarët tanë janë shumë të motivuar për ndeshjën e fundit” u shpreh Orana.

Ndeshjën e parë kundër Matkos Pharm Dardania, KPP Priping e ka fituar me rezultat 3:1, dhe lojtarët e Priping synojnë të përsëritin këtë rezultat.

Ndeshja do të zhvillohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19.