Të shtunën është mbajtur turneu më prestigjioz i vitit 2022 në sportin e pingpongut, ku tetë lojtarët më të mirë të Kosovës morren pjesë në turneun TOP 8 për senior.
Priping në këtë turnë garoi me dy lojtarë Yll Dragidella dhe Aulon Bivolaku të cilët ishin në mesin e tetë lojtarëve më të mirë të Kosovës.
Pas një dite maratonike me shumë sete e ndeshje të zhvilluar Ylli Dragidella arriti të plasohet i treti në mesin e më të mirëve.
Ky sukses vjen pas angazhimit dhe përgatitjeve disa mujore si dhe pjesëmarrjës në kampin e mbajtur në Londër, në qendrën e pingpongut eBaTT.