Të shtunën mbahet Ping Pong Business Tournament

Të shtunën mbahet Ping Pong Business Tournament

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points me datën 10 dhjetor 2022, organizojnë turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.

Ping Pong Business Tournament është turneu i parë i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes pritet të këtë një ekip me 3 apo 4 punonjës.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut dhe do të fillojnë nga ora 10:00.  

Mjetet e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për zhvillimin e klubit të Pingpongut Prishtina Femrat.