Turneu i pingpongut për personat e shurdhër

Turneu i pingpongut për personat e shurdhër

Me datë 26 nëntor 2022, në sallën e pingpongut në Prishtinë, do të mbahet turneu i pingpongut për personat e shurdhër.

Marrëveshja e nënshkruar javë më parë mes kryetari të klubit Priping z.Kastriot Orana dhe Kryetarit të Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë z.Armend Ademi do të sjellë në realitet organizimin e turneut të pingpongut për të gjitha shoqatat e të shurdhërve në Kosovë.

Turneu do të zhvillohet në dy faza, faza e parë do të mbahet në grupe, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në sistem eliminimi. Secila shoqatë do t’i ketë nga 4 përfaqësues, 3 lojtarë dhe 1 rezervë dhe do të luajn në systemin A B C kunder X Y Z.

Turneu do të organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping dhe Shoqata e të Shurdhërve të Prishtinës, ndërsa është përkrahur Departamenti i Sportit në Komunen e Prishtinës.