Edhe 5 ditë kanë mbetur për t’u regjistruar në PPBT

Edhe 5 ditë kanë mbetur për t’u regjistruar në PPBT

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points me datën 10 dhjetor 2022, do të organizojnë turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.

Me datën 15 nëntor do të mbyllet afati i regjistrimit të pjesëmarrësve në turneun “Ping Pong Business Tournament”, i cili do të mbahet me 10 dhjetor, nga ora 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Deri më tani janë regjistruar kompani nga lami të ndryshme si kompani të teknologjisë informative, bar-restorante, agjenci për social media, kurse të gjuhve të huaja, industri e ushqimit etj.

Në turne pritet të këtë një konkurencë mjaftë të madhe ku do të zhvillohen ndeshje shumë interesante

Ping Pong Business Tournament është turneu i parë i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes pritet të këtë një ekip me 3 apo 4 punonjës.

Regjistrimin e biznesit tuaj e bëni duke klikuar këtu.

Pjesëmarrja në PPBT është 150 euro ku mjetet e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për zhvillimin e klubit të Pingpongut Prishtina Femrat.