Turneu i pingpongut për biznese mbahet në fund të vitit!

Turneu i pingpongut për biznese mbahet në fund të vitit!

Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim më 11 Points me datë 17 dhjetor 2023, do të organizon turneun tashmë tradicional të pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.

Pas interesimit të madh për pjesëmarrje në edicioniet e kaluara të Pingpong Business Tournament, klubi i pingpongut Priping dëshiron të mbyll kalendarin e aktiviteteve më organizmin e PPBT #4, i cili do të mbahet në fund të vitit 2023.

Ping Pong Business Tournament është turne i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes duhet t’i këtë në ekip 3 lojtarë.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut, me datë 17 dhjetor 2023. Regjistrimi i bizneseve është hapur dhe afati do të mbyllet në momentin që bëhen 16 ekipe pjesëmarrëse, kështu që ju inkurajojmë të aplikoni sa më parë, meqe në edicionet e kaluara janë rezervuar të gjitha vendet brenda një kohet shumë të shkurt.

Shorti i turneut PPBT #4 do të hudhet 1 javë para mbatjes së turneut.

Regjistrimin mund ta bëni duke klikuar këtu.

Mjetet e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për blerjen e kombit me 9 ulëse për lojtarët e klubit.