Ping Pong Podcast, projekti më i ri i PRiPING

Ping Pong Podcast, projekti më i ri i PRiPING

Klubi i Pingpongut Priping ka filluar me edicionin e Ping Pong Podcast, projekti më i ri i klubit, i cili ka për qëllim dokumentimin e sportit të pingpongut në Kosovë, hapat që janë ndjekur për ndërkombëtarizimin e pingpongut, anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare si federate e parë në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht.

Në edicionin e parë flasim me z.Tasim Brovina, ish sekretar i Federatës së Pingpongut në vitet e 90-ta, I cili tregon për sfidat e zhvillimit të sportit të pingpongut dhe pengezat në organizmin e garave zyrtare.

Ping Pong Podcast është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të projektit Hulumtim dhe Dokumentim i Sportit në Kosovë, realizuar nga Klubi i Pingpongut Priping.