KPP PRiPING në bashkpunim me Departamentin e Sportit të Prishtinës dhe Federatën e Pingpongut, me 12 dhe 13 qershor, në sallën e pingpongut në palestrën e sporteve në Prishtinë, organizojnë turneun për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”.
Me poshte gjeni shortin për turneun e kadeteve “Dita e Çlirimit të Prishtinës” që është paraparë të organizohet me 12 qershor nga ora 10:00 deri 18:30, në sallën e pingpongut të palestrës së sporteve në Prishtinë.
Për shkak të numrit të madh të të paraqiturve komisioni ka vendosur që garat të organizohet për dy ditë, me 12 qershor do të fillohet me Kadet e pastaj me 13 qershor me minikadet, bashkangjitur orari per secilën ndeshje.
Garat do të fillojnë me kategorinë e meshkujve nga ora 10:00, e pastaj edhe me kategorine e femrave nga ora 12:00
Vërejtje: Për shkak të numrit të madh të lojtarëve, kërkohet nga ju që gjatë tërë kohës që nuk jeni duke zhvilluar ndeshjen të mbani maskën, si dhe të largoheni nga salla nëse nuk keni më ndeshje, të vini në sallë 15 minuta para terminit tuaj.