Organizohet turneu për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”

Organizohet turneu për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”

KPP PRiPING në bashkpunim me Departamentin e Sportit të Prishtinës dhe Federatën e Pingpongut, me 12 qershor nga ora 10:00, në sallën e pingpongut në palestrën e sporteve në Prishtinë, organizojnë turneun për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”.

Garat do të organizohen në këto kategori:

•             Minikadet (M dhe F) të lindur me 1 Janar 2008 dhe me të rinj.

•             Kadet (M dhe F) të lindur me 1 Janar 2006 dhe me të rinj

Turneu Dita e Çlirimit është pjesë e 22 aktiviteteve socio-kulturore e sportive të Komunës së Prishtinës, në shënim të 22 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri 10 qershor 2021, në ora 16:00, vetëm në emailin: [email protected]