Shorti i Ping Pong Business Tournament

Shorti i Ping Pong Business Tournament

Organizatorët e Ping Pong Business Tournament kanë caktuar daten 26 Nentor 2022, për hedhjen e shortit të PPBT për 16 bizneset pjesëmarrëse.

Shorti do të hudhet online përmes platformës Random Result ku do të bëhet ndarja e 16 bizneseve në 4 grupe të ndryshme.

Shortin mund t’a ndiqni live në linkun më poshtë me datë 26 nëntor, në ora 18:00:

https://www.randomresult.com/ticket.php?t=3205939XUJ43WBNBT

Turneu do të mbahet me datë 10 dhjetor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.