PPBT #2 do të mbahet në Janar 2023

PPBT #2 do të mbahet në Janar 2023

Pas interesimit të madh për pjesëmarrje në edicionin e parë të Pingpong Business Tournament, dhe me kërkesë të disa bizneseve që nuk kanë arritur të bëhen pjesë e turnet të parë për kompanitë vendore, KPP Priping do të organziojë turneun e radhës me 14 Janar 2023.

Ping Pong Business Tournament është turne i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes duhet t’i këtë në ekip 3 lojtarë.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut. Regjistrimi i bizneseve është i hapur dhe do të mbyllet në momentin që bëhen 16 ekipe pjesëmarrëse, kështu që ju inkurajojmë të aplikoni sa më parë, meqe në edicionin e parë, janë rezervuar të gjitha vendet brenda javës.

Shorti i turneut PPBT 2023 do të hudhet 1 javë para mbatjes së turneut.

Regjistrimin mund ta bëni duke klikuar këtu.

Mjetet e mbledhura nga ky turne do të shfrytëzohen për avancimin e gjeneratave të reja në klubin e pingpongut Priping.