Klubi i pingpongut Priping në fundjavë ka shënuar dy fitore të rëndësishmë në javën e 6-të të Supërligës së Kosovës.
Në xhiron X, Priping u ndesh kundër konkurentit local KPP Dardania, të cilët i mposhti me rezultat 4:1, ku pati ndeshje interesante mes egjiptianit Mahmoud Salama dhe Milot Makolli, e cila perfundoi 3:2 në favor të Priping. Poashtu ndeshja në çifte kishte poena atraktiv nga të dy klubet.
Në xhiron XI, Priping me lehtësi e mposhti KPP Llapusha nga Malisheva, me rezultat 4 me 0, për të fituar kështu pikët e plota në këto dy xhiro.
Priping është aktualisht në vendin e dytë në Superligë me vetëm një pikë larg kreut të tabelës.
Ndeshjën e rradhes priping e zhvillon kundër KPP Liria dhe KPP Lidhja e Prizrenit me datë 16 tetor 2022.