Të dielen derbi i Superligës mes Lidhjës së Prizrenit dhe Priping

Të dielen derbi i Superligës mes Lidhjës së Prizrenit dhe Priping

Të dielen (16 tetor) duke filluar nga ora 20:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në pingpong mes KPP Lidhja e Prizrenit dhe KPP PRiPING, në kuadër të xhiros XIII, ku pritet të përcaktohet edhe fituesi i Superligës së Kosovës për vitin 2022.


KPP Priping pas triumfimit në Kupën e Kosovës, synon të fitojë për herë të parë titullin më prestigjioz në vend dhe të sjellë titullin e Superligës, në Prishtinë pas shumë vitesh.

Andaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë ta ndiqni nga afër këtë ndeshje derbi mes klubit tonë dhe klubit nga Prizreni.


Superliga e Kosovës – Lidhja e Prizrenit vs PRiPING
Data: 16 Tetor 2022
Koha: 20:00
Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë

KPP Priping i fton dashamirët e sportit të pingpongut të ndjekin nga afër këtë ndeshje.
Ndeshjen mund ta ndiqni live duke bërë subscribe këtu