Fëmijët më Down Syndorme luajnë pingpong në KPP PRiPING

Fëmijët më Down Syndorme luajnë pingpong në KPP PRiPING

Klubi i Pingpongut Priping ishte nikoqir i fëmijëve me sindromen Down, nga shoqata Down Syndrome Kosova, të cilët zhvilluan një seancë stërvitore më lojtarët e klubit Priping.

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psoko-Sociale dhe Mjekësore të enjtën vizituan klubin e pingpongut Priping ku edhe organizuan një seance stërvitore për fëmijët e shoqatës.

Fëmijët me Sindromen Down u argëtuan tej mase me sportin e pingpongut, e ku patën mundësi të luajnë me lojtarët dhe trajnerët e klubit e poashtu e shijuan edhe ushtrimet me robotin e pingpongut.

Kryetari i klubit Kastriot Orana u shpreh i lumtur me entuziazmin e fëmijëve të cilët luanin pingpong me shumë pasion, e me këtë rast i ofroi shoqatës një termin për femijët e shoqatës në mënyrë që fëmijët më sindromen down të bëhen pjesë e klubit.

“Pingpongu është sport për të gjithë, pa dallime e më këtë vizitë të fëmijëvë me sindromën down e dëshmojmë që ne i kemi dyert e hapura për të gjithë. Sot po i shohim fëmijët tepër të lumtur duke luajtur pingpong e kjo na motivon neve si klub që t’i integrojmë të gjithë fëmijët në klubin tonë” u shpreh Orana pas aktivitetit.

Ndërsa udhëheqesi i organizimint Granit Haliti nga organizata Down Syndrome Kosova u shpreh shume falenderues për klubin Priping dhe trajnerët e klubit të cilët i mirëpritën fëmijët e organizatës DSK.

Foto nga aktiviteti: https://www.facebook.com/photo/?fbid=326969056091735&set=pcb.326972406091400