Priping organizon turneun tradicional “PINK PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament”

Priping organizon turneun tradicional “PINK PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament”

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.



Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Ky turne është përkrahur nga Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria në Kosove, Departamenti i Sportit ne Komunen e Prishtines dhe Rotary Club Newborn Prishtina. 

Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2021, nga ora 18:00.

Me respekt,

Keshilli organizativ

048 406 406