Me rastin e Ditës Botërore të Pingpongut e cila kremtohet në mbarë botën me datën 6 prill, klubi i pingpongut Priping do të organizojë një turne argëtues “Ping Pong Diplomacy Tournament” që do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filuar nga ora 18:00.
Fondacioni i Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut ka përkrahur iden e klubit Priping për këtë organizim, i cili është në linjë me programet e ITTF Foundation, ku përmes sportit të pingpongut synohet të arrihet paqja në tavolinë.
Për të kuptuar më shumë për eventin klikoni këtu.