KPP Priping sot është pritur nga Shefja e Zyrës Kineze në Prishtinë

KPP Priping sot është pritur nga Shefja e Zyrës Kineze në Prishtinë

Kryetari i klubit Priping Kastriot Orana i shoqëruar nga lojtari dhe trajneri i kubit Elvedin Collakoviq janë takuar me Shefen e Zyrës Kineze Li Yujie dhe diplomatin Yang Yu, ku kanë diskutuar projektin Ping Pong Diplomacy dhe mundësinë e bashkëpunimit mes klubit kosovar dhe klubeve kineze.

Në takim Orana e njoftoi diplomatën kineze znj.Yujie rreth aktiviteteve të klubit të pingpongut Priping si dhe organizmin e “Ping Pong Diplomacy Tournament” në bashkëpunim me ITTF Foundation, në kuadër të kremtimit të Ditës Botërore të Pingpongut që do të mbahet më datën 6 prill, në Prishtinë.  

Poashtu, është diskutuar mundësia e angazhimit të një trajneri kinez për një periudhë afatgjate për klubin Priping, ku znj.Yujie u shpreh e gatshme të ndihmoj klubin e pingpongut në këtë aspekt.

Diplomatja kineze e përgëzoi klubin Priping për angazhimin në promovimin dhe zhvillimin e sportit të pingpongut, sport ky i cili është sport kombëtar në Kinë.

Znj. Yujie u shpreh se sporti duhet të përdoret si urë lidhëse për të bashkuar popujt dhe aktiviteti Ping Pong Diplomacy organizuar nga klubi është për tu vlerësuar.

Në fund të takimit është bërë shkembimi i dhuratave, ku diplomatja kineze dhuroi maskoten e Lojërave Dimërore Olimpike “Bejing 2022” për përfaqësuesit e KPP Priping.