Klubi i Pingpongut PRiPING gjatë afatit të regjistrimit të lojtarëve ka arritur të nënshkruaj kontratë me dy lojtarë te rinjë për sezonin 2022.
KPP PRiPING në këtë sezon është përforcuar duke angazhuar në klub lojtarin Yll Dragidella i cili është transferuar nga KPP Prishtina si dhe pingpongistin Aulon Bivolaku i cili deri më tani ka luajtur për KPP Vushtrria.
Yll Dragidella ka përvojë të gjatë në Superligë i cili ka qenë lojtarë standart në disa sezone si dhe ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare, ndërsa Auloni ka fituar shumë trofe në grupmoshat e reja. Klubi me shërbimet e tyre synon kryesimin e tablës në Superligë si dhe Kupën e Kosovës.
Klubi PRiPING është në negociata edhe me disa lojtarë të cilet pritet të angazhohen për ta ndihmuar klubin në arritjen e qëllimeve si ngritja e cilësisë dhe masovizimin me pingpongistë.
Klubi i themeluar vetëm dy vite më parë është duke u konsoliduar dhe është në rrugën e duhur për të sjell trofetë ekipore në Prishtinë.