PRiPING i bashkohet iniciativës humanitare Vrapo Babadimer

PRiPING i bashkohet iniciativës humanitare Vrapo Babadimer

Klubi i Pingpongut Priping me lojtarët e vet i janë bashkuar projektit 5 cent përmes iniciativës Vrapo Babadimër, ku mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet me nëvojë dhe fëmijëve që po trajntohen në onkologji.

Të premten salla e pingpongut ishte e mbushur me pingpongista babagjysë të cilët u bënë pjesë e fushatës Vrapo Babadimer organizuar nga aktivisti Jusuf Islami.

Lojtaret e PRiPING me datë 25 dhjetor, nga ora 13:00, do të vrapojnë ne mini maratonën humanitare “Bëhu Babadimër” e cila do të fillojë tek sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë.