Christopher David Doran fitues i turneut të seniorve Lidhja e Prizrenit 2021

Christopher David Doran fitues i turneut të seniorve Lidhja e Prizrenit 2021

FPPK në bashkëpunim me Kpp Lidhja e Prizrenit & Kpp Liria dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në Shkollën fillore Fadil Hisari në Prizren organizuan me sukses truneun e seniorve “Lidhja e Prizrenit 2021”, me pjesëmarrjen e mbi 120 lojtarëve të klubeve nga Kosova, e pas dy vitesh edhe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi.

Ne kategorinë e meshkujve ishin te paraqitur 95 lojtare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në sistem eliminimi, e favoritët nuk lejuan befasi.

Në Gjysmëfinalen e parë u përballë Kreshnik Mahmuti dhe Christopher David Doran që edhe kësaj radhe përfundoi me 3:1 në të mirë të  Christopherit. Edhe gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Blendi Hajdarit dhe Fatih Karabaxhakut u përmbyll me 3:1 për Fatihun.

Në finale për herë të 3-të me radhë takohen Christopher David Doran dhe Fatih Karabaxhaku, kësaj radhe Christopheri fitoi me rezultat bindës 3:0, duke fituar kështu titullin e 3-të radhazi në kategorinë e seniorve.