Me 18 qershor 2023 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë u organizua turneu për ditën e clirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për senior në të dy gjinitë.
Pjesmarrja ishte mjaft e madhe kur përveç sportistëve nga Kosova kishte edhe shumë përfaqsues ndërkombëtar nga shtetet si: Anglia, Bullgaria, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia, Irani, Maqedonia, Polonia, Rumania, Shqipria dhe Turqia.
Garat u organizan në grupe me nga 3 e 4 lojtarë sipas sistemit secili me secilin, e pastaj 2 të parët e grupit kaluan në skeletin kryesor ku garat u organizuan me sistem eleminimi.
Kishte shumë ndeshje të forta në të gjitha kategoritë e po ashtu edhe shumë befasi, por mbi të gjitha sportivitet e ponë atraktive.
Gjysmëfinalja e parë e femrave ndërmjet Lene Osmanit dhe Samanda Agollit nga Shqipëria ishte përseritje e finales së djeshit, përseri triumfoi Lene Osmani me rezultat bidës 3:0. Në gjysmë finalen tjetër Shega Hashani, që në të tetën e finales kishte fituar ndaj Liridona Rexhës së shqiprisë, triumfoi ndaj Alma Mehmetit me 3:0.
Në finale të dy lojtaret treguan lojë të mirë, setin e parë e fitoj Shega, por Lena dëshmoi edhe një herë se po kalon në formë shumë të mirë e triumfoi me 3:1 për të fituar trofeun e dytë në këtë trune ndërkombtar. Për vendin e tretë Alma Mehmeti fitoi ndaj Samanta Agollit me 3:0.
Tek meshkujt kishte shumë ndeshje të forta që nga faza e grupeve e deri në finale nuk dihej se kush do të jetë fituesi.
Në gjysmëfinalen e parë u takuan anglezi Christopher Doran dhe turku Zihni Batuhan Sahin e cila mund të cilësohet finale para finales. Anglezi fitoi dy setet e para si dhe ishte disa here në epërsi në tre setet e radhes, mirëpo turku nën udhëheqjen e trajnerit Besart Domaniku arriti që të triumfoj me rezultat të ngushtë 3:2.
Në gjysmëfinalen tjetër u takuan Fatih Karabaxhaku, i cili në të tetën e finales kishte fituar ndaj anglezit Nahom Asgedom, me rumunin Bogdan Postudor i cili në të tetën e finales kishte fituar ndaj favoritit bugar Miroslav Kamberov me rezultat të ngushtë. Fatihu tregoj lojë të mirë dhe pjekuri në lojë, por pervoja ishte ne anën e rumunit.
Në Finale në praninë e shumë shikuesëve duke përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama u takuan turku Zihni Batuhan Sahin me rumunin Bogdan Postudor të cilët paraqitën lojë me shumë goditje të forta e shumë të shpejta. Majtaku nga turqia fitoi dy setet e para, ndërsa bullgari e fitoi setin e tretë, e seti i katërt rezultoj përfundimari, për të shpallur edhe kampionin e këtij turneu.
Organizimi i këtij turneu ishte në nivel shumë të lartë, duke lënë mbresa në shumicën e pjesëmarrësve që sigurisht se do të vizitojnë Kosovën në vitet e ardhshme.