I riu Aron Koni debutoi me fitore në Superligën e Kosovës

I riu Aron Koni debutoi me fitore në Superligën e Kosovës

Në fundjavë është zhvilluar java e pestë e Superligës së Kosovës në pingpong dhe Klubi i Pingpongut Priping arriti të shënoj fitore në dy xhirot e kësaj jave.

KPP Priping në kuadër të xhiros 8 u ndesh kundër KVPP Prizreni dhe me një paraqitje të shkëlqyeshme fitoi me rezultat bindës 4 me 0. Ndeshjën e parë e zhvilloi lojtari Mahmoud Salama kundër Berkan Bajmak i cili fitoi me rezultat 3:0, për të kaluar KPP Priping në 1 me 0 në epërsi me lojë. Ndeshjen e dytë e luajti lojtari me eksperience në Superligë Yll Dragidella i cili e mposhti lojtarin defanziv Ercan Karabaxhak me rezultat 3 me 1, dhe kaloi në epersi 2 me 0 me loje. Ndeshjën e tretë të kësaj loje e zhvilloi Elvedin Collakoviq kundër të riut Muhamed Mydyt i cili e mposhti me rezultat 3 me 1, dhe për të përmbyllur xhiron e tetë të kësaj javë në lojën cifte, Ylli dhe Mahmudi mposhtën me rezultat 3 me 1, Berkanin dhe Erxhanin, për t’I siguruar 2 pikë klubit Priping.

Ndeshjën e xhiros 9, KPP Priping e zhvilloi kundër KPP Vushtrria, ku debutoi edhe i riu Aron Koni i cili iu është bashkuar klubit në Qershor të këtij viti. Ndeshjen e filloi Yll Dragidella kundër lojtarit Petrit Drenica, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 1 për të kaluar klubin ne epërsi, pastaj Elvedin Collakoviq i cili ishte në një formë shumë të mirë, u ballafaqua me ish lojtarin e tij Aulon Bivolaku, ku në një ndeshje me shumë ponea atraktiv e me rezultat të ngusht me poena, e mposhti me rezultat 3 me 0, për të kaluar Priping në epërsi 2 me 0 me loje.

Ndëshjën e tretë e zhvilloi Aron Koni i cili zhvilloi ndeshjën e parë për klubin Priping, pati një paraqitje të shkëleyshme me shumë poena atraktiv kundër lojtarit Altin Muli nga Vushtrria. Aroni fitoi me rezultat 3:0 për të avancuar klubin në 3 me 1 me lojë.

Ndeshjën në cifte e zhvilluan Ylli dhe Elvedini kundër Petritit dhe Altinit të cilët fituan me rezultat 3 me 1, për të përmbyllur kështu javën e pestë, me dy fitore të shënuara.

Priping mban pozitën e dytë në Superligë, dy pikë largë kreut të tabelës, ku kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’i zhvilluar dëri në fund të sezonës vjeshtore.

Në javën tjetër Priping do të luan kundër KPP Liria nga Prizreni dhe kundër klubit Prishtina.