Ngjarja sportive e fundit për 2023, medalje e dhurata për pingpongistët prishtinas

Ngjarja sportive e fundit për 2023, medalje e dhurata për pingpongistët prishtinas

Sot, më date 26 dhjetor, Klubi i Pingpongut “Priping” dhe Prishtina kanë organizuar një turne të shkëlqyer të pingpongut për gjeneratat e reja. Ky turne ishte një ngjarje e veçantë dhe një mënyrë e shkëlqyer për të mbyllur vitin 2023.

Pjesëmarrësit nga të gjitha grupmoshat me pasion dhe shpirt sportiv kanë garuar në këtë turne të veçantë. Klubi “Priping” dëshiron të falënderojë të gjithë lojgarët dhe prindërit që morën pjesë dhe kontribuan në këtë ngjarje të mrekullueshme.

Dhurata e veçantë për këtë turne vjen nga partneriteti i suksesshëm me Rotary Club Newborn Prishtina, një organizatë e cila vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit tonë. Lojtarët e pranishëm kanë përjetuar një gëzim të veçantë duke pranuar dhuratat festive për vitin e ri që janë dhënë nga Rotary Club Newborn Prishtina.

Fituesit e këtij turneu janë nderuar me medalje për arritjet e tyre në këtë turne. Ndërsa Kryetari i KPP “Priping” në prani të lojtarëve i ka dhuruar mirënjohje Drejtorit të Sporit të Komunës së Prishtinës z.Granit Rugova për përkrahjen e dhënë klubit gjatë vitit 2023.

Ky turne ka shërbyer jo vetëm si një mundësi për të treguar aftësitë sportive, por edhe për të forcohet bashkëpunimi dhe lidhjet mes lojtarëve të klubeve të Prishtinës. Klubi është krenar që ka mundësinë të sjellë së bashku të rinjtë dhe komunitetin në një ambient të këndshëm dhe motivues.

Me këtë turne po e mbyllim vitin 2023, ku edhe do të jemi në pushim deri në javën e parë të janarit.

Gëzuar vitin e ri, gëzuar 2024!