KPP PRiPING zhvilloi ndeshjet e para në Superligën e Kosovës

KPP PRiPING zhvilloi ndeshjet e para në Superligën e Kosovës

Klubi i pingpongut PRiPING këtë vit garon për herë të parë në Supërligën e Kosovës, e cila është liga me e fortë e pingponut në Kosovë, ku marrin pjesë 8 ekipet më të mira të Kosovës.

KPP PRiPING këtë javë zhvilloi dy xhirot e para të ligës ku të martën fitoi kunder klubit KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaji, me rezultat 3:1, ku dy fitore të rëndësishme i shënoi përforcimi i ri i PRiPING anglezi Chris Doran dhe një fitore e shënoi Petrit Dragidella, ndëra Elvedin Colakovic nuk ishte në ditën e tij më të mire dhe u mposht nga ferizajasi Alban Hoxha.

Pas lojës lojtari Petrit Dragidella u shpreh i lumtur që shënuam fitoren e parë në Superligën e Kosovës dhe njoftoi se jemi duke u përgatitur për ndeshjet e radhës.

“Është ndjenjë e mirë më fitu në Supërligë sepse në këtë ligë të gjitha ekipet janë të forta. Sot fitum me rezultat 3:1 kundër KPP Ahmet Hoxha dhe jemi të lumtur me këtë fitore. Ne jemi duke ushtru këto ditë dhe po përgatitemi për ndeshjet e radhës së Superligës” tha Dragidella.

Ndersa të dielen PRiPING luajti kundër kampionit aktual të Kosovës, KPP Lidhja e Prizrenit si musafir dhe ndeshja përfundoi me rezultat 3:2, në favor të vendasve.

Kryetari i klubit Priping z.Kastriot Orana pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer jo me rezultatin e lojës por me kushtet e këqija të vendit ku është zhvilluar ndeshja e Superligës.

“Luajtëm kundër kampionit të Kosovës dhe rezultati 3:2 është rezultat i ngushtë, do të punojmë më shumë për ndeshjet e ardhshme. Jam i zhgënjyer me kushtet ku është zhvilluar ndeshja e Superligës e jo me rezultatin. Federata e Pingpongut nuk duhet të lejoj të zhvillohen ndeshjet e Superligës në një sallë, ku nuk përmbushen as kushtet minimale për zhvillimin e ndeshjes, ku temperaturat ishin tepër të ftofta dhe në të njejtën kohë në sallën e njejtë zhvillohej ndeshje bashketbolli e cila pengonte lojtarët të fokusohen” u shpreh kryetari Kastriot Orana

KPP PRiPING xhirot e radhës i luan në Prishtinë, me datë 28 mars 2021, kundër KPP Liria nga Prizreni dhe KPP Prishtina.