Të dielen në sallën e pingpongut në kryeqytet u zhvillua turneu i pingpongut per biznese, ku në një atmosferë shumë sportive garuan 10 biznese kosovare.
Salla e pingpongut në pallatin e rinisë dhe sportit, në Prishtinë të dielen ishte e mbushur me punonjës të bizneseve të lamive të ndryshme, jo për të ndjekur ndonjë konferencë biznesore apo panair vendor, por për të garauar në turneun e pingpongut të organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping dhe kompania 11 Points.
Në këtë turne ku ishin paraqitur 10 biznese të industrive të ndryshme si banka, ndërtimtari, gastronomi, IT, media etj garuan fillimisht në grupe, ku kishtë ndeshje shumë interesante dhe deri në momentet e fundit nuk dihëj së kush do ta kalonte grupin.
Pas disa orëve ndeshje fituesit e grupeve u ndeshën mes vete për të siguruar medaljet dhe kupat.
Në finale u ndeshen Kosbit dhe Tive ku ishte një finale me shume poena atraktiv e ne fund me të suksesshëm rezultuan lojtarët nga Kosbit të cilët shënuan fitore të ngushtë me rezultat 3 me 2.
Ndërsa ndeshja për vendin 3-4 u zhvillua mës EvroTarget dhe Babel Caffe të cilët luftonin për cdo poen në fund triumfoi pjësëmarrësi i rregullit i turneut PPBT, Babel Caffe, duke mposhtur me rezultat 3 me 1 EvroTargetin.
Të gjithë fituesit e turneut Ping Pong Business Tournament u shpërblyen me kupa dhe medalje nga organizatorët e turneuë.
Pas përfundimit organizatori i turneut Kastrot Orana, njëherit Kryetar i KPP Priping, u shpreh i lumtur me ndeshjet e zhvilluara dhe me ambientin që mbizotëroi në sallë gjatë garave.
“Sot në këtë turne të biznesit kemi pa ndeshje shumë atraktive, disa të ngjajshme me garat zyrtare të federatës. Atmosfera shumë e mirë dhe kogja konkurence mes bizneseve. Ky turne tashme është bë tradicional dhe cdo vitë do të mbahet në mes të dhjetorit” u shpreh Orana.