Të premtën Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” ku ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit që lam pas.
Komisioni i përbërë nga shtatë anëtarë ka përzgjedhur më të mirët në 13 kategori e njera ndër to ishte edhe për Punëtorin Sportiv të Vitit, e ketë cmim e kanë ndarë për Kastriot Orana, Kryetar i Klubit të Pingpongut Priping.
Sukseset e Priping gjatë vitit 2022, të udhëhequr nga kryetari Orana, shtyen komisionin vlersues që këtë çmim ta ndajnë për pingpongistin Orana.
Gjatë ceremonisë janë përzgjedhur shpresat e Prishtinës në dy gjinitë. Klubi më i mirë u shpall ai i basketbollit, Sigal Prishtina, ndërsa në konkurrencën e femrave klubi më i mirë ishte “Ep-Com”, kampioni në futboll ndërsa boksieri Shpejtim Bajoku dhe karateistja Elmedina Istogu janë shpallur sportistët më të mirë të Prishtinës për vitin 2022.
Në ceremoni Komuna e Prishtinës ka ndarë shumë çmime të tjera, ndërsa nuk ka harruar edhe sportiest e ish-sportistët që kanë dhënë kontribut të madh në klube të Prishtinës dhe jo vetëm, e ndër ta çmim për kontribut jetësor iu dhurua edhe bashkë-themeluesit të KPP PRiPING z. Nehat Çitaku.
z. Çitaku është marrë me sportin e pingpongut mbi 4 dekada i cili ka kontribuar në zhvillimin dhe masovizimin e pingpongut para dhe pas luftës në Kosovë, poashtu ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ndërkombtarizimin e sportit Kosovar, duke bërë pingpongun federaten e parë të anëtaruësuar në federaten botërore të pingponut, në maj të viti 2003.