Eksperti i pingpongut Eli Baraty nga Akademia e Pingpongut eBaTT do të mbajë kamp disa ditorë në Klubin e Pingpongut Priping.
Kjo është hera e dytë që brenda pak viteve trajneri i pingpongut me renome botërore viziton Kosovën, dhe kjo vjen falë bashkëpunimit të mirë mes Priping dhe Akademisë eBaTT me seli në Londër. Trajneri Baraty do të qëndroj në Prishtinë nga data 10 maj deri më 13 maj 2022, ku brenda kësaj periudhe do të mbajë disa seanca stërvitore me lojtarët e Priping.
Priping është duke investuar në ngritjen e cilësisë së pingpongut e njëkohësisht është duke punuar në masovizimin e këtij sporti në kryeqytet.
Kjo vizitë organizohet në vazhdën e përgatitjeve te klubit për garat ekipore “Kupa e Kosovës” e cila organizohet nga Federata e Pingpongut e Kosovës e që do të mbahet me 15 maj në Prizren.
Gjatë vizitës së ekspertit në Prishtinë do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim afatgjatë mes eBaTT dhe Priping.