Fundjavën e kaluar është mbajtur turneu i parë i pingpongut për biznese, ku mjetet e grumbulluara nga ky event jane dhuruar për klubin e pingpongut Prishtina Femrat.
Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points, me datën 10 dhjetor 2022, organizuan turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.
Në këtë turne janë ishin 16 biznese pjesëmarrëse të cilat janë të industrive të ndryshme si banka, arkitekturë, ndërtimtari, gastronomi, IT etj.
Priping përmes organizimeve të tilla synon të ngris fonde për nevojat e zhvillimit të pingpongut në kryeqytet. Me këtë organizim Ping Pong Business Tournament ka arritur të mbledh 620 euro për pingpongistet e Prishtinës. Mjetet këto që do të shfrytëzohen për pjesëmarrje në gara vendore dhe nderkombëtare gjatë sezont të ardhshëm.
Turneu i radhës për bizneset që nuk kanë arrit me marr pjesë në turneun e parë, do të mbahet me 14 janar 2023, në Pallatin e Rinise dhe Sportit në Prishtinë.