Të enjten (15 shtator) duke filluar nga ora 18:30, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong mes KPP Prishtina dhe KPP PRiPING, në kuadër të xhiros IX, në Superligën e Kosovës në pingpong.
KPP Priping synon të siguroj fitoren e dytë kundër KPP Prishtina dhe të vazhdoj luftën për titullin e Superligës.
Kjo është loja kthyese e KPP PRiPING kundër KPP Prishtina dhe kryetari i klubit Kastriot Orana shprehet se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme gjatë verës për sezonin vjeshtor dhe se lojtarët janë të motivuar për fitore.
“Të enjten luajm me Prishtinen, është ndeshje e vështirë meqë dihet që Prishtina ka përvojë me të madhe dhe ka shumë vite që luajn në Superlige. Pas triumfit në kupen e Kosovës është rritur motivi i lojtarëve për titullin e Superligës andaj ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjet e mbetura të sezonit dhe lojtarët tanë janë të gatshëm për fitore” u shpreh Orana.
PRiPING aktualisht është në poztiën e dytë në Superligë dhe gjatë sezonit vjeshtor synon të rrëmbej kryesimin e tabelës.