Klubi i Pingpongut Priping nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi më Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë.

Klubi i Pingpongut Priping nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi më Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë.

Në sallën e pingpongut në Prishtinë, Kryetari i klubit Priping z.Kastriot Orana dhe Kryetari i Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë z.Armend Ademi dje nënshkraun marrëveshje bashkëpunimi mes organizatave që ata udhëheqin.

KPP PRiPING do t’i ofrojë anëtareve të shoqatës trajnime pingpongu si dhe do të ndihmojë në organizimin e turneut të pingpongut për personat e shurdhër në Kosovë.

Kryetari i Priping z. Kastriot Orana pas nënshkrimit të marrëveshjës tha së klubi jonë është i hapur për të gjithë dhe se është kënaqësi e jona t’i ndajmë njohurit tona të pingpongut me personat e shurdhër.

Ndërsa Kryetari i shoqatës së shurdhërve në Prishtinë z. Armend Ademi falenderoi kryetarin e klubin Priping për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e ofruar për organizmin e turneut për anëtarët e shoqatës që ai drejton.

Turneu do të mbahet gjatë muajit nëntor në sallen e pingpongut në Prishtinë