Dje në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” u zhvillua turneu tradicional i seniorëve “Lidhja e Prizrenit” i organizuar nga FPPK dhe klubet nga Prizreni ku lojtari i Priping Chris Doran për të dytën herë rradhazi fitoi vendin e parë.
Në këtë turnë morën pjësë 4 lojtarë të klubit Priping ku 3 nga ta arritën deri në qerek-finale e lojtari anglez Doran arriti të mbroj titullin e turneut Lidhja e Prizrenit.
Paraqitje shumë të mirë paten edhe lotjarët Aulon Bivolaku e Yll Dragidella të cilët arritën deri në top tetshe të turneut.
Në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe anglezi Chris Doran i cili arriti të fitoj edhe kësaj radhe me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan dy bashkëlojtarët e ekipit prizrenas “Lidhja e Prizrenit”, Blend Hajdari dhe Fatih Karabaxhaku i cili pas një ndeshjë të fortë arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 3-2.
Në finale Chris Doran edhe njëherë e tregoi klasin e tij dhe e mposhti Fatin me rezultat 3-1 dhe kështu arriti ta mbrojtur titullin e kampionit të këtij turneu.