Lojtarët e KPP Priping në fundjavë morrën pjesë në turneun ndërkombëtar të pingpongut Herceg Novi Open 2022 ku anglezi Chris Doran zurri vendin e tretë në këtë turne.
Në turneun Herceg Novi Open morrën pjesë rreth 200 pjesëmarrës nga shtetet si Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hervegovina, Gjermania, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.
Për Priping kjo ishte hera e parë që merr pjesë në turne ndërkombëtar dhe ne kete debutim arritem të sjellim medale në Prishtinë.
Organizatorët për fituresit e turneut kanë ndarë mjete monetare, kupa dhe medalje për fituesit. Medalet i ka shpërndarë legjenda e pingpongut Vladmimir Samsonov.
Pjesëmarrja në këtë turne është përkrahur nga kompania Kivo